Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se nesër në stadiumin kombëtar “Air Albania” do të nis vaksinimi i punonjësve të aviacionit civil.
“Vaksinimi nis me stjuardesët, pilotët dhe stafet e “Air Albanias”, duke qenë se është një nga grupet sensitive edhe për shkak të ekspozimit që ka gjatë kohës së shërbimit për pasagjerët”, tha ajo.
Balluku foli edhe për Aeroportin e Kukësit, të cilin e cilësoi si një faqe e re në historinë e aviacionit civil për të gjitha trevat shqiptare.
Duke u ndalur te fushata elektorale, Balluku vuri theksin te zbatimi i masave antikovid pasi theksoi ajo, synimi ynë është vaksinimi masiv dhe jo infektimi masiv siç po shikohet në takimet e opozitës.
Ministrja iu rikthye grevës së kontrollorëve në Rinas, ku tha se kishim të bënim me mungesë papërgjegjësie të plotë. Por vuri në dukje ajo, është e kuptueshme pasi politika futi duart e saj edhe në sektorin më të rëndësishëm të transportit, që është navigimit ajror.
“Rëndësi ka që kontrollorët u kthyen në detyrë“, deklaroi ajo.