Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka zhvilluar një takim me rektorët e universiteteve publike në vend.

Znj. Kushi nënvizon se në takimin e zhvilluar me rektorët e universiteteve u diskutua gjerësisht mbi ecurinë e deritanishme të mësimit dhe sfidat kryesore që janë paraqitur, me qëllim mbylljen me sukses të një tjetër viti akademik të pazakontë.

Ndër të tjera, ajo shpreh besimin e saj se më e mira është përpara.

“Jam shpresëplotë në përmirësimin e situatës dhe rikthimin në normalitet!” – përmbyll mesazhin e saj ministrja.