Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli, i ka bërë thirrje sot PD-së që të zbatojë rregullat anti-COVID gjatë takimeve elektorale.

Rakacolli tha se grumbullimet e vërejtura gjatë takimeve nga opozita, kanë ngjallur shqetësim, pasi do të çojnë në rritje të numrit të infeksioneve dhe fataliteteve.

“Jemi të shqetësuar sepse grumbullimet e vërejtura nga subjektet politike do të çojë në rritje të numrit të infeksioneve në të ardhmen dhe po ashtu dhe fatalitete. Bëjmë apel subjekteve politike që takimet elektorale të bëhen në zbatim të rregullave. Vetëm kështu do të mund ta kontrollojmë situatën që këto ndërlikime të mos bëhen shkak për humbje jete”, tha Rakacolli.