Nga Ilirian Blloshmi/
Ka 30 vite që bën korrupsion, pla çkitje, zhdu kje dëshmitarësh, sha ntazh, intriga, plane destabilizuese, pastrim parash, fshehje pasurie, mashtrim me pasurinë, falsifikime, kr ime zgjedhore, ndërhyrje të paligjshme, shpërdorim detyre çdo javë, trafikim pasaportash, pazare me dekoratat, afera ndërkombëtare, trafiqe, cënim të sigurisë kombëtare, përdhosje të Kushtetutës etj etj. Pasi ka bërë çdo gjë të mundëshme dhe të pamundëshme, në këtë vënd. Tani na është shfaqur si Shehrazadja e përrallës. Historia e Shehrazades është pak a shumë kështu.
“Një herë mbreti persian Shahriar, kapi gruan me dashnorin. E vr au. Nga ky moment ai martohej, flinte një natë dhe të nesërmen e vr iste gruan e re. Shehrazadja, ishte e vetmja që arriti t’i shpëtonte këtij rregulli dhe të qëndronte mbretëreshë. Ajo, çdo natë i tregonte mbretit histori e përralla duke i zgjatur e tjerrur ato pa i mbaruar asnjëherë, deri sa mbretin e zinte gjumi. Kurioziteti që mbërthente mbretin për fundin e tyre, sepse e zinte gjumi gjithnjë, e mbajti Shehrazaden gjallë për 1001 net”
Një nga gjenitë e fushatave elektorale në USA Karl Rove, u sugjeronte shpesh politikanëve të përdornin strategjinë e Shehrazades si strategji të tyren. Ai u thoshte se kur politika juaj dështon, ju (Shehrazadja)duhet të filloni të shpikni dhe tregoni histori e justifikime sa më të bukura që të mbajnë mbërthyer, në mënyrë që votuesit (mbreti)mos ta kenë më mendjen tek dështimi juaj, derisa kjo gjë të harrohet. Si duket Ilir Meta ka dëgjuar për herë të parë një Amerikan. Çdo intervistë, cdo reagim që bën Ilir Meta është e tëra stil Shehrazade. Çdo ditë Ilir Meta na flet për sigurinë e votës, madje ka marrë dhe një “hanxhar “ në dorë për të ndëshkuar ata që prekin votën.
Por kur i dalin ata të LSI-së duke blerë votën. Ilir Meta hesht. E këtu duket njësoj si përrallat Shehrazades që janë të papërfunduara. Ai këmbëngul që do i mbarojë së treguari ato, por që të dëgjoni fundin, Shqiptarët duhet të vazhdojnë e të durojnë “çmëndurinë e tij”. Unifikimi dhe propaganda e “luf tës imagjinare” që Ilir Meta ka në kokë, thuhet se është e lejueshëm vetëm në kohë lufte. Për interesa kombëtare.
Po kundër kujt është Meta në luf të? Kundër shqiptarëve? Kundër atyre që e kanë kuptuar se kanë një president të sëmurë? Ka luftë me Lulzim Bashën? Apo me Edi Ramën? Me kë e ka? Është shumë e vështirë ta kuptosh sot Ilir Metën. Pasi në lëkurën e tij ka hyrë Shehrazadja. E cila(dmth Ilir Meta) vazhdon të tregojë përrallën e tij të pafundëme.
Që përrallat e tij të jenë të besueshme, ai ka injektuar atyre mbidozë të dramës morale, të luftës së të mirës me të keqen. Gjëndjen psikologjike të Ilir Metës e ka përshkruar dikur në zagori K.Th. Spiri i cili shkruante:
“U trete, Kico, u trete,
Rrugës shkon e flet me vete,
Ke ca brenga, ke ca derte,
Nuk tregon dhe heq me vete…
Por një hall i madh më gris:
Komiteti i Partisë,
Bilbilin e Zagorisë
Nuk e lë të pijë sisë.”
Prandaj le ta lëmë të qetë presidentin në “cmendinën” e tij. Mos u merrni më me Shehrazaden upsss më flani doja të thoja Ilir Metën.