Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit regjistroi 50 vik tima nga koronavirusi, që është numri më i lartë i vdekjeve ditore që nga fillimi i pandemisë, si dhe 1 320 raste të tjera pozitive me COVID-19. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë të Maqedonisë së Veriut, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka shkuar në 132 740, ndërsa numri i vde kjeve në 3 860.
Institucionet shëndetësore njoftojnë se 457 pacientë të tjerë fituan be tejën kundër koronavirusit duke e çuar në 108 197 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar.
Që nga shpë rthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 633 407 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 4 174 teste të kryera brenda ditës së fundit. Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 20 683.