Hester Ford, u nda nga jeta të shtunën në moshën 116 vjeçare, duke lënë pas shumë pasardhës.

Në vitin 2019 Gerontology Research Group tha se Hester Fordin është amerikania më e moshuar. Afrikano-amerikania ka lindur në Karolinën e Jugut dhe është rritur në një fermë ku ka punuar në një fushë pambuku, pas së cilës punoi si dado.

Ajo gjithashtu i mbijetoi pandemisë së gripit spanjoll. Kishte më shumë se 280 pasardhës: 12 fëmijë, 48 nipër e mbesa, rreth njëqind stërnipër e mbesa. Ende nuk dihet shkaku i vdekjes së saj.