Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli ka hedhur akuza të forta për Partinë Demokratike. Topalli deklaroi në “Zgjedhje 2021 se mandatet e PD janë blerë me para. Ajo tha se diçka e tillë ka ndodhur në disa qarqe, ndërsa nënvizoi se i di edhe emrat se kush.
-A është blerë mandat në PD? -Po, edhe në 2017, edhe tani. Nuk do të flas për emra, por di. Edhe në Shkodër, edhe në qytete të tjera. Jo një, më shumë, dy, tre. Shqipëria fiton thotë ai. Hetoni pak kush fiton, Shqipëria apo kunati.