Neymar ka vendosur: ai do të fitojë kohë deri në rinovimin e kontratës me parizienët, në favor të interesave të Barçës. Këtë fakt e konfirmon sot sportivja katalanase “Sport”. Është absolutisht e vërtetë që ekziston një marrëveshje në parim midis lojtarit dhe PSG për të zgjatur bashkëpunimin deri në vitin 2026, por pritja deri në hedhjen e firmës në kontratë do të vazhdojë. Në këtë mënyrë, braziliani synon t’i japë Barcelonës disa javë të çmuara në mënyrë që të bëjë një ofertë të mundshme. Në asnjë rast, 28-vjeçari nuk do ta zgjasë marrëdhënien me klubin aktual, pa dëgjuar më parë ofertën e Barcelonës.
Dëshira e PSG është që ta bëjë publike rinovimin e Neymar këtë muaj, nëse është e mundur para se të fillojnë gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve (kundër Manchester City), të planifikuar për të mërkurën e 28 prillit. Sheikët nga Katari duan ta mbyllin sa më shpejt të jetë e mundur njërën nga dy çështjet strukturore, që kanë përpara. Tjetra është rinovimi i yllit Kylian Mbappé, më e ndërlikuar për shumë arsye.
Neymar do ta vonojë hartimin e kontratës së re, të cilën po e analizon një studio avokatësh dhe specialistësh të taksave në Brazil dhe Francë. Më pas do të refuzojë nënshkrimin e tij, derisa PSG t’i ketë përfunduar të gjitha angazhimet sezonale, si në Ligën e Kampionëve dhe në Ligue 1. Emri i tij është kthyer sërish në tavolinën e drejtuesve të Barçës, pavarësisht nga të gjitha kufizimet financiare. Klubi katalanas kërkon të hedhë një hap cilësor sportiv në merkaton e verës, me synim fitimin e Ligën e Kampionëve më 2022.
Babai i Neymar, i cili do të mbajë peshën e negociatave, e di që skenari i negociatave tani është shumë i ndryshëm, duke filluar nga situata institucionale e Barcelonës. Disponimi i Laporta nuk i ngjan atij të Bartomeu. Këtë herë, nuk ka llogari në pritje, as grindje të vjetra midis protagonistëve. Dhe, së dyti, skenari negociues është unik, sepse braziliani ndodhet një vit larg përfundimit të kontratës.