Aleatët e Partisë Demokratike të cilët u bashkuan me koalicionin “Aleanca për Ndryshim”, rezultuan një dështim në zgjedhje pasi kryetarët e partive respetike kanë marrë vetëm një “grusht” votash deri më tani Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi është kandidati më i votuar në listat e PD-AN në radhët e aleatëve të demokratëve. Pas Idrizit, aleati që ka marrë më shumë vota është kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, ndjekur nga kreu i LZHK-së Dashamir Shehi.
Ndërkohë aleati që është votëbesuar më pak në zgjedhjet e të dielës, është kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka i cili kandidonte i teti në listat e PD-AN në Shkodër. Ai ka arritur të sigurojë vetëm 228 vota. Votat që ka marrë secili kandidat deri më tani Kreu i PDIU Shpëtim Idrizi, në Tiranë 5943 vota Kreu i PR Fatmir Mediu, në Tiranë 5195 vota Kreu i LZHK Dashamir Shehi, në Tiranë 4333 vota Kreu i PAA-së Agron Duka, në Durrës, 3063 vota Kreu i PBDNJ Vangjel Dule, në Tiranë, 642 vota Kreu i PDK-së Nard Ndoka, në Shkodër 228 vota