E ardhmja e Ousmane Dembeles në Barcelonë po duket seç herë e më e pasigurt, pasi bisedimet për vazhdimin e kontratës së tij kanë ngecur sërish. Kanë ngecur sërish bisedimet mes Ousmane Dembeles dhe Barcelonës për vazhdimin e kontratës së anësorit francez.
Gazeta katalonase Sport raporton se nuk është shënuar asnjë përparim në bisedimet e deritanishme për vazhdimin e kontratës së Dembeles. Përfaqësuesi i Francës ka marrëveshje me Barçën vetëm deri në vitin 2022. Dembele, i cili shumicën e kohës në Camp Nou ka vuajtur nga lëndimet duke mos arritur t’i përmbushë pritshmëritë, mund të larohet falas verën e ardhshme. Prandaj, Barça mund të kërkojë ta shesë atë këtë verë, në mënyrë që të mos e humbasë pa asnjë qindarkë.