Pandeli Majko ka reaguar pas zyrtarizimit të rezultatit të zgjedhjeve, që e sheh atë jashtë Parlamentit. Në reagim ai thotë se më shumë është fokusuar të fitojë PS-ja, se ai personalisht. Gjithashtu Majko evidenton se është ndër 10 kandidatët më të votuar në Tiranë, por sistemi është i tillë që e lë jashtë Parlamentit.
“Miq, megjithëse matematika më rendit në 10 kandidaturat e votuara në qarkun e Tiranës, në zgjedhjet e 25 prillit, unë nuk do të jem deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Sistemi elektoral është ky që kemi pranuar. Përvoja më ka mësuar se duhet të jesh i gatshëm të shohësh atë që ekziston.
Isha i bindur se do ti fitonim 19 mandate në Tiranë. Ndaj fushatën për numrin tim personal 19 e kalova në plan të dytë. Edhe për këtë arsye, rezultati nuk është një përrallë që e mposht me logjikë. Ju falenderoj që votuat për numrin 12, Partinë Socialiste!
Sic do të thoshte im atë ndjesë pastë,… “19-ta kërkon leje për tu ulur në aeroport!” Ju jam mirënjohës që më bëtë ky që jam. Shpresoj tu kem dhënë “everything”! Mirupafshim!
Pandi”, shkruan Majko në reagimin e tij.