Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bëri të ditur sot se ka nisur vaksinimi i ushtarakëve shqiptarë me prioritet trupat që do të marrin pjesë në stërvitjen e madhe ushtarake Europe Defender 2021.
Sipas ministrit, përveç protokolleve shëndetësore antikovid të hartuara enkas për këtë stërvitje, çdo ushtarak shqiptar dhe i huaj do të jenë të vaksinuar për të garantuar edhe mbrojtje shëndetësore.
“Filloi vaksinimi i ushtarakëve shqiptarë me prioritet trupat që do të marrin pjesë në stërvitjen e madhe ushtarake Europe Defender 2021. Përveç protokolleve shëndetësore antiCovid të hartuara enkas për këtë stërvitje, çdo ushtarak shqiptar dhe i huaj do të jenë të vaksinuar për të garantuar edhe mbrojtje shëndetësore”, deklaroi Peleshi.
Prej gati dy javësh në të gjithë vendin ka nisur vaksinimi masiv i popullatës, ndërsa me 11 janar nisi vaksinimi i bluzave të bardha për të vijuar me të moshuarit mbi 80 vjeç e mësuesit.