Kreu i PD Gramsh Elmaz Haruni duket se ka shprehur ambicjen për t’u bërë zv.ministër i Brendshëm në rast se Lulzim Basha vjen në pushtet.
Gjatë takimeve elektorale në qytetin e Gramshit, mësohet se Haruni ka shprehur hapur synimin para përkrahësve të Partisë Demokratike për t’u emëruar si zv.ministër.
Në kuadër të zgjedhjeve elektorale, kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë një sërë premtimesh sa i përket vendimeve që do të ndërmarrë nëse zgjidhet kryeministër, ku këtu bëjnë pjesë edhe emërimet e anëtarëve të kabinetit.
Haruni është arsimtar në qytetin e Gramshit dhe ka shërbyer disa vite si kryetar i degës së PD-së.
Ai u bë i njohur gjatë një përplasjeje me policinë disa vite më parë.