Një robot i pajisur me dritë ultravjollcë që i shkatërron virusët, po testohet në aeroplanët zviceranë, një ide tjetër për të rikthyer besimin e pasagjerëve dhe për të kursyer industrinë e udhëtimit nga më tepër dhembje të shkaktuara nga pandemia. Start-upi zviceran UVeya, është duke bërë prova me robotët me kompaninë e shërbimeve të aeroportit me selinë në Dubai, Dnata, brenda aeroplanëve Embrarer të “Helvetic Airways”.
Kjo linjë e aeroplanëve privatë është në pronë të miliarderit zviceran Martin Ebnert. Prodhuesit e aeroplanëve prapë duhet të certifikojnë pajisjet dhe po studiojnë ndikimin që kanë dritat me rreze ultravjollcë në brendësi të aeroplanit, që mund të zbëehet pas shumë dezinfektimeve, thotë bashkëthemeluesi i UVeyas, Jodoc Elmiger.
Prapë ai shpreson se robotët pastrues mund të reduktojnë frikën e njerëzve nga fluturimi, ndonëse ende COVID-19 po qarkullon. “Kjo është një teknologji e dëshmuar, është përdorur për 50 vjet në spitale dhe laboratorë, është shumë efikase. Nuk lë asnjë gjurmë”, ka thënë Elmiger, raporton agjencia Reuters. Ekipi i Elmigerit ka ndërtuar tre robotë prototip, një prej të cilëve demonostroi brenda një aeroplani të Helvetic Air]ays në aeroportin e Zurichut.