Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ka deklaruar se nuk i prish punë askujt nëse presidenti, Ilir Meta, nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.

“Pak rëndësi ka. Rëndësi ka që e kanë vulosur qytetarët. Procesi i votimit dhe numërimit ka qenë i qetë. Edhe pse kemi risi, është vota preferenciale, dhe rezultat janë në kohë”, tha Manja teksa ishte i ftuar në studion e “Breaking” në Top News.

Ndërsa duke komentuar votat preferenciale, Manja komentoi kandidatin e PD-së në Elbasan, Gazment Bardhi,i cili ishte më pak i votuar. Manja u shpreh se e vizitoi 4 herë Meta, pasi përdornin të njëjtën gjuhë, por qytetarët nuk donin dhunë.

“25 prilli shprehu qartë vullnetin e shqiptarëve. Do të ishte krahasim absurd i atyre të drejtuesve politik, si të krahasoje natën me ditën”, tha Manja.

U dallua vota preferenciale?

74 mandate, PS rikonfirmon veten në mandatin e tretë. Qytetarët e reflektuan këtë me votë, zgjodhën qytetarinë para gjuhës së dhunës. Zgjodhën një forcë politike që sa herë ka qenë në pushtet ka treguar se është shtet-ndërtuese. PS asnjëherë nuk ka pasur në ADN e vet gjuhën e përçarjes.

Kjo fushatë në kampin e opozitës ka reflektuar edhe ndasinë e qytetarëve. Në katër qarqet e veriut kemi mandate në të gjitha vendet. PD ndahet me një numër shumë të vogël të mandateve. Gjuha e përdorur ka qenë e atillë, sa edhe tani duan ta ngjyrosin ashtu hartën.