Euforia e militantëve të PD për të krijuar skena, bllokuar rrugë dhe krijuar zhurmë e rrëmujë kudo që shkojnë, duket se është adrenalina e vetme e tyre për të treguar se janë të angazhuar maksimalisht për 25 prillin. Premtimet elektorale të Lulzim Bashës nuk janë “karburant energjie” për ta për të treguar një sjellje qytetari dhe prej europiani ashtu siç predikon vazhdimisht kryedemokrati, por duket se shembullin e marrin nga thirrje e gabuara të eksponentëve të PD, një prej të cilave ishte dhe ajo e sotmja ajo e Xhelal Mziut edhe pse më pas, me urdhër nga Tirana, u detyra të kërkojë ndjesë.
Po sot një tjetër video qarkullon në rrjetet sociale, ku militantët e PD-së me makinat e tyre kanë bllokuar rrugën për qytetarët dhe bëjnë drift duke xhiruar gomat rreth një rrethrrotullimi. Militanti i PD me euforinë e tij absurde djeg gomat e makinës duke bllokuar rrugën për disa minuta.
View this post on Instagram