Çmimi Oskar për aktorin më të mirë i është dhënë aktorit veteran uellsian 83-vjecar Anthony Hopkins, i cili bëhet më i moshuari që fiton nderimin. Ekspertët mendonin se çmimi do të shkonte si nderim pas vdekjes për Chadwick Boseman por portretizimi i Anthony për burrin që vuante nga demenca në filmin ‘The Father’ (Babai) gjithashtu impresionoi jurinë.
Vetë Hopkins nuk ishte prezent në ceremoni por çmimi u prit për të nga Joaquin Phoenix. Filmi ‘The Father’ është për një familje që duhet të vuajnë dhimbjen e sëmundjeve si demenca dhe e vendos audiencën brenda mendjes së personazhit kryesor që e ka. Megjithse i komplikuar dhe disi i vështirë për t’u ndjekur, gjyqtarët vlerësuar inteligjencën e ndërtimit të subjektit.
Ndërsa filmi më i mirë u shpall “Nomadland” (Toka e Nomadëve) për të cilin më herët fitoi regjizorja e tij Chloe Zhao, ne kategorine e saj. Kjo e fundit falenderoi disa nga nomadët e vërtetë që shfaqeshin në film me atributet e aktorëve, siç ishin Bob, Linda e Swankie.
“Falemnderit që na mësuat fuqinë e rezistencës dhe shpresës, dhe që ka kujtuat se çfarë është mirësia e vërtetë”, tha Zhao. Kur u njoftua çmimi, aktorja kryesore Frances McDormand lëshoi një ulërimë të madhe, teksa inkurajonte njerëzit të riktheheshin nëpër kinematë.
Në të tjera momente, aktori Riz Ahmed tha se kishte njohur gruan e tij të ardhshme Fatima Farheen Mirza, teksa përgatitej për rolin e tij në filmin Sound of Metal (Tingulli i Metalit). Sytë e tyre ishin takuar në një ‘internet café’, dhe kështu nisi historia. Në një moment në tapetin e kuq ai ndaloi për t’i rregulluar flokët Fatimas.