Që prej mëngjesit ka vijuar me ritme të larta procesi i vaksinimit masiv në sheshin “Skëndërbej”. Grupmoshat më të rrezikuara janë paraqitur dhe po mbajnë radhë për t’u vaksinuar njëri pas tjetrit.

Qytetarët po lajmërohen nga mjeku i familjes sipas grupeve specifike për t’u paraqitur në kohën e duhur. Pavarësisht lajmeve të rreme që synojnë ngjalljen e panikut, siç duket rezultatet në terren janë optimiste për ecurinë e procesit. (TemA)