Papa i Vatikanit i ka shprehur ngushëllimet Mbretëreshës Elizabeta II për vdekjen e princit Pfilip me anë të një telegrami. Ai shkruan se me trishtim mësoi për ndarjen nga jeta të Dukës së Edinburgut, i cili sipas tij shquhet për angazhimin në arsimimin e brezave të ardhshëm. “Me trishtim mësova për vdekjen e burrit tuaj Princit Philip, Duka i Edinburgut, Shenjtëria e Tij Papa Françesku i shpreh ngushëllime të përzemërta Madhërisë suaj dhe anëtarëve të familjes mbretërore”, shkroi Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin në një telegram drejtuar Mbretëreshës Elizabeta.
“Duke kujtuar devotshmërinë e Princ Filipit për martesën dhe familjen e tij, rekordin e tij të dalluar të shërbimit publik dhe angazhimin e tij për arsimimin dhe përparimin e brezave të ardhshëm, Shenjtëria e Tij e përgëzon atë për dashurinë e mëshirshme të Krishtit, shërbyesit tonë,” shkroi Kardinali.
“Mbi ju dhe mbi të gjithë ata që pikëllohen për humbjen e tij me shpresën e sigurt të ringjalljes, Ati i Shenjtë thërret bekimet e Zotit të ngushëllimit dhe paqes”, përfundoi ai.
Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.