Ekspertja e komunikimit dhe ish zedhenesja e Berishes, Erla Mëhilli, ka treguar se pas humbjes së PD, kreu Lulzim Basha duhet të ndjekë standartin e ish kryeministrit Sali Berisha dhe të japë dorëheqjen.

Mëhilli është shprehur se, PD duhet të ndryshojë disa gjëra sepse nuk është pronë e askujt që të përdoret për interesa personale.

“Nuk e di çfarë do të bëjë. Kjo është në moralin e Bashës. Unë mendoj se do të presë të mbyllet rezultati.

Berisha ka lënë standartin e tij në PD, Zoti Berisha dha dorëheqjen, minimumi duhet të repsektojë standartin e zotit Berisha.

Besoj që duhet të ketë një ribashkim.Duhet të ndryshojë disa gjëra dhe PD nuk është pronë e askujt që të përdoret për interesa personale“, shprehet Erla Mëhilli.