Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim dhe kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi kanë shkuar për inpektim tek qendra e numërimit të votave në shkollën ‘’Vasil Shanto’’ në Tiranë ku kishte ngecur për rreth 2 orë numërimi.
Celibashi dhe ambasadorja iu kanë bërë vërejtje numëruesve të PD të cilë kishin veshur bluza me numrin 9 të Partisë Demokratike.l në shkelje të rregullores. “Ndërrojini tani! Nëse nuk keni të tjera, kthejini mbrapsh” -tha ambasadorja.