Princi Philip kur u martua me princeshën Elizabeth II, mori titullin “Duka i Edinburgut”. Lind pyetja, tani pas vdekjes së tij, kush do të jetë duka i ardhshëm? Sipas ”Letters Patent” të lëshuar nga George VI, do t’i takonte princit Charles të bëhej duka i ardhshëm i Edinburgut, por në vitin 1999, në prag të dasmës së Edward me Sophie Rhys-Jones, Pallati Buckingham bëri të ditur se mbretëresha kishte vendosur se kur Charles të bëhej mbret, do të jetë djali i tij më i vogël, përkatësisht princi Edward, që do të bëhet Duka i Edinburgut. Njerëzit janë bërë kuriozë të dinë kush do t’i trashëgojë pronat dhe pasurinë e Dukës.
Si burri i Mbretëreshës, ai kishte të ardhura mujore nga Granti Sovran prej rreth 500,000 dollarë në vit. Nuk dihet nëse ai vazhdoi të merrte këtë pagë pas vitit 2017 kur dha dorëheqjen nga detyrat e tij mbretërore por vazhdoi të kishte qasje në të ardhura nga prona personale, toka dhe pasuritë e paluajtshme. Ai dhe Mbretëresha Elizabeth ndanë aksione dhe tokë që ai bleu nga familja e tij, të tilla si Balmoral Castle dhe rezidenca e Sandringham.
Duke qenë se shumica e pronave të Princit Philip janë në pronësi të përbashkët me Mbretëreshën Elizabeth, besohet se ajo do të vazhdojë t’i mirëmbajë ato. Ata gjithashtu mund të ndahen me katër fëmijët e tij. Në kohën kur ai vdiq, pasuria totale e Princit Philip ishte afër 30 milion dollarë, sipas të dhënave nga “Celebrity Net Worth”.