Sot ne Aeroportin e ri te Kukesit u ul avioni Air Albania me qytetare ne bord qe vinin nga Londra ku iu bashkua dhe kryeministri Rama. Ishte drejperdrejt ne cdo media ulja e avionit ne aeroport pa asnje problem.

Por, sipas Bashes, ky aeroport nuk egziston.

*Partia Demokratike ne twitter*: Hapja e aeroportit të Kukësit për fluturime ndërkombëtare, premtim tjetër i pambajtur i Edi Ramës. Ulja e një avioni të Air Albania në Kukës s’u bë nga Londra, siç premtoi Rama, por nga Rinasi, sepse aeroporti s’ka certifikata sigurie. Me Ramën në krye të qeverisë, fluturimet ndërkombëtare në Aeroportin e Kukësit janë si hapja e negociatave me BE: Ato nuk ekzistojnë. Ky është eksperimenti i fundit që Rama bën me shqiptarët. Kryeministri më i dështuar dhe më i paaftë në historinë e vendit do të largohet në 25 prill nga shqiptarët që duan ndryshim!