Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në Devoll. Në këtë zonë, vihet re një diferencë e ngushtë mes dy partive të mëdha ndërsa fitoren e ka marrë PD. Partia Demokratike ka marrë fitoren me 7619 vota, e ndjekur nga PS me 7425 vota dhe më pas nga LSI me 1218 vota.

Procesi i votimit vijon i qetë, përveç disa debateve të krijuara mes komisionerëve për çështjen e pushimit dhe rifillimit të punës.

Në të gjithë vendin deri më tani PS kryeson me 524,326 vota, e pasuar nga PD-AN me 419,413 vota. LSI deri më tani ka marrë 72,918 vota, kurse PSD 24,510. Nisma Thurje deri më tani ka 6,724 vota. PS ka siguruar 75 mandate deri tani, pasohet nga PD me 57, LSI 5 dhe PSD 3.