Princi britanik William dhe vëllai i tij ‘rebel’ Harry i kanë folur sot njëri-tjetrit gjatë funeralit të gjyshit Philip në kështjellën mbretërore Windsor , teksa u shfaqën bashkë në publik për herë të parë prej më shumë se një viti.
Dy princat folën me njëri-tjetrin gjatë daljes nga faltorja e kështjellës George’s Chapel teksa më herët kishin marrë pjesë në shoqërimin e arkivolit të Dukës se Edinburgh, bashkë me kushëririn e tyre Peter Phillips.
Biseda e tyre erdhi me sa duket pas vendimit të familjes mbretërore për t’u rikthyer në kështjellë megjithse makinat ishin përgatitur për to.
Miku i Harry-t Tom Bradby, i cili po komenton në mediat britanike funeralin tha: “Funeralet janë një kohë riafrimi në dhimbje, dhe në fund të fundit kjo ishte ajo çka të gjithë dëshironim të shikonim, dhe aq më shumë vetë familja”.
Rreth një ore me heret, Duka i Cambridge hyri në faltore përkrah vëllait më të vogël dhe gjatë shërbesës ata u ulën përballë njëri-tjetrit, i pari pranë gruas së tij Kate Middleton. Gruaja e Harry, Meghan Markle nuk ishte prezente.
William e Harry dukeshin të trishtuar teksa ecnin në heshtje prapa Land Roverit që mbante trupin e gjyshit të tyre dhe shikonin përpara teksa të dy mbanin kostume të zeza.
William, 38 vjeç, e Harry, 36, ishin mes anëtarëve të familjes mbretërore që shoqëruan arkivolin në kishë, pasi dolën nga kështjella Windsor në ora 2.45.
Sot ishte hera e parë që Harry e William shiheshin së bashku që prej marsit 2020, kur ata ishin në një shërbesë fetare në katedralen Westminster Abbey me mbretërorë të tjerë, dhe mezi shihnin njëri-tjetrin në sy.