Princ Harry u kthye në Mbretërinë e Bashkuar, pas më shumë se një viti.
Meghan Markle, e cila është në pritje të fëmijës së saj të dytë, një vajzë, me Princin Harry, nuk do të marrë pjesë në varrimin e Princit Philip më 17 Prill
PEOPLE konfirmon që 36-vjeçari, arriti të dielën nga Kalifornia, ku jeton me gruan e tij Meghan Markle dhe djalin e tyre Archie, i cili mbush 2 vjeç në 6 maj.
Është hera e parë që ai do të shohë anëtarët e Familjes Mbretërore, që kur intervista e bujshme e tij dhe Meghan me Oprah Winfrey u transmetua muajin e kaluar.
Meghan, e cila është në pritje të fëmijës së tyre të dytë, një vajzë, nuk e shoqëroi burrin e saj.
Lajmi për mbërritjen e Harry-t vjen dy ditë pasi gjyshi i tij Princi Philip vdiq, të premten në moshën 99-vjeçare. I ndjeri aktualishte ndodhet në Kalanë Windsor.
Të Shtunën, Pallati Buckingham konfirmoi se Duka i Sussex do të marrë pjesë në varrimin e Philip në 17 prill në Shën George’s Chapel në Kalanë Windsor. Ndërkohë, Dukesha e Sussex “është këshilluar nga mjeku i saj të mos udhëtojë”, tha një zëdhënës mbretëror.