Mërgata shqiptare në Francë, mjaft aktive në promovimin e çështjes shqiptare, u përfaqësua nga figura të rëndësishme kombëtare të cilët lobuan për të drejtën e ekzistencës së kombit dhe shtetit shqiptar, përmes formave të ndryshme të lobimit, përfshirë publicistikën. Një organ i tillë ishte dhe gazeta e përmuajshme “Opinga”, e cila u botua në Paris në dy gjuhë, shqip dhe frëngjisht, nga publicisti Nikolla Lako, transmeton lexo.com.al.
Gazeta e cila u publikua së pari në dhjetor të vitit 1919 dhe më pas me më pak botime në vitin 1920, kishte karakter politik dhe letrar, ndërsa synonte informimin e publikut perëndimor lidhur me të drejtën e popullit shqiptar për vetëvendosje dhe për të krijuar një shtet me kufij që përfshin të gjithë shqiptarët. Nikolla Lako u përpoq ta riforconte zërin e gazetës në fillim të viteve 1920 duke i dhënë asaj një tematikë më të përgjithshme, përfshirë tema kulturore dhe informative./Lexo.com.al/e.c.