Lulzim Basha, si kreu i partisë, që është përgjegjëse për vrasjen e një qytetari në Elbasan dhe plagosjen e katër të tjerëve, duhej të dilte e të mbante një qendrim publik.

Por, siç e ka zakon kur ndodh ndonjë ngjarje e rëndë, ai fshihet dhe bën sikur nuk ka mëndjen se çfarë ka ndodhur.

Lulzim Basha është në mos përgjegjës direkt për vrasjen, përgjegjës moral për atë që ndodhi në Elbasan, pasi ata që kanë vrarë, janë njerëz të partisë që ai drejton.

Ndaj ai duhej të dilte e të fliste, në mos të kërkonte falje, apo të ngushëllonte familjarët, të paktën të bënte thirrje për qetësi dhe të distancohej nga vrasja.

Siç bëri edhe PS me Ramën dy ditë më parë, kur ndodhi plagosja në Kavajë, edhe pse realisht, as PS e as Rama, nuk kishin asnjë lidhje me atë ngjarje.

Por Basha nuk flet, pasi nuk do të mbajë një vrasje mbi kurriz, e cila me gjasë, do t’I japë një goditje të rëndë shpresave të opozitës, për një fitore më 25 prill.

Ai tani bën llogari politike dhe nuk i intereson se kush vritet.

Ndaj dhe nuk flet.

Por, ndonjëherë heshtja është shumë herë më e dëmshme, se sa fjalët.

(TemA)