Aktori i humorit, Julian Deda është revoltuar me kryeministrin Edi Rama pse po vaksinohen të moshuarit, dhe jo të rinjtë. Sipas tij, Rama po i përdor të moshuarit për vota, ndaj po i vaksinon.
“Loja e ndyre e piktorit. Mosha e trete pa diskutim duhet respektuar, ndihmuar dhe trajtuar siç i takon, por ti nuk mund te besh fushate mbi kete fakt o piktor.
Nuk mund te merresh vetem me te moshuarit dhe te harrosh te rinjte, te harrosh te ardhmen e vendit. Fushata jote, duke shfrytezuar dhembshurine qe mund te kemi per te moshuarit eshte loje e piset nga ana jote.
Nese nje i moshuar na dhimbset se eshte i vetmuar, eshte sepse ti detyrove femijet e tij te iknin nga ky vend. Rinia mori valixhet per shkakun tend, prandaj ti ke frike te perballesh me rinine, me familjet e reja, me krahun e vertete te punes, te cilin ti e le si peshku pa uje.
Nuk mund te dalesh atje, te luash “babain e kombit” si delirant dhe te shfrytezosh deshiren e te moshuarve per te jetuar sa me gjate, per t’i kthyer ne vote. Fushata jote “nje i moshuar, nje vaksine, nje vote” eshte teper e shpifur dhe aspak njerezore”, shkruan ai.