26 prillin shënojeni në kalendar dhe jo për arsye zgjedhore. Ka diçka edhe më të rëndësishme siç është një Hënë e Plotë rozë! E konsideruar si një nga super-hënat e këtij viti, Hënën rozë mund ta shohin të gjithë, nga çdo cep i botës.
Super-hënat ndodhin atëherë kur hëna kalon shumë pranë Tokës dhe duket shumë herë më e madhe nga ajo çfarë shohim zakonisht. Përsa i përket ngjyrës, sigurisht që nuk është rozë, por duke qenë se do të jetë 14% më e madhe dhe 30% më e hapur se ngjyra e hënës tipike, do të shfaqet me nuancat e rozës.
Koha më e mirë për ta parë Hënën Rozë është 05:33 e mëngjesit me orën lokale. Nëse nuk do të mund të zgjoheni për ta kapur rreth kësaj ore, të paktën mos e humbisni gjatë perëndimit dhe në mbrëmje. Hëna do të jetë e dukshme me sy të lirë, prandaj përgatituni për ta shijuar dhe për të shkrepur disa foto të lezetshme. Mos harroni të shprehni gjithashtu një dëshirë! Energjia e Hënës Rozë do t’ju ndihmojë!