Një qytetar nga Mati është ngjitur në majë të një shtylle të tensionit të lartë për të vendosur flamurin e Partisë Demokratike, duke rrezikuar edhe jetën.

Video është publikuar nga kandidati për deputet i PD-së, Xhelal Mziu, i cili thotë se ia vlen të rrezikosh për të ngritur të mirën dhe për të ulur të keqen

‘Për të ngritur të mirën dhe për të rrëzuar të keqen ia vlen të rrezikosh. E keqja do të marrë fund me 25 prill. Të gjithë bashkë do ta ndryshojmë Dibrën, Matin, Bulqizën dhe gjithë Shqipërinë. Shembullin na e jep ky qytetar Matjan.’- shkruan Mziu.