Një nga imazhet e fundit të finales së Kupës së Ligës angleze të fituar nga Manchester City kundër Tottenham ka qenë dëshpërimi i Heung-Min Son.
Lotët e yllit të Spurs kanë bërë xhiron e interentit.
Sipas Don Balon, Son nuk ndihet shumë i kënaqur te londinezët dhe në gjurmët e tij duket se është vënë Real Madrid.
Koreano-jugori pëlqehet shumë nga Florentino Perez dhe numri një i Los Blancos duket se është i gatshëm të hapë portofolin për Son. Çmimi tij, gjithmonë sipas Don Balon, është 80 milionë euro.