Raphael Varane mund të jetë një nga largimet e verës së ardhshme për Real Madridin. Francezit i përfundon kontrata në verën e vitit 2022 dhe klubi ka shfaqur dëshirën për rinovuar.

Nga ana tjetër kompania menaxhuese e lojtarit nuk ka treguar gatishmërinë për ta bërë këtë, duke mos dhënë asnjë dëshirë për të vazhduar qëndrimin e klientit të saj në Madrid.

Si pasojë Florentino Perez e ka nxjerrë në shitje Varane. Mbrojtësi nuk është i lumtur në Madrid për shkak të ambientit kritikues përreth dhe është gati të largohet. Real pretendon të nxjerrë 70 milionë euro nga shitja e tij.