Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 46 viktima dhe 433 raste të reja për shkak të COVID-19.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka shkuar në 152 002, ndërsa numri i vdekjeve në 4 818. Institucionet shëndetësore njoftojnë se 641 pacientë të tjerë fituan betejën kundër COVID-19, duke e çuar në 132 171 numrin e përgjithshëm të të shëruarve Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 në MV është 15 013.