Greqia ka shënuar rritje të rasteve me Covid krahasuar me bilancin e një jave më parë. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 3,833 të prekur me koronavirus, ndërsa 104 persona fatkeqësisht kanë humbur jetën.

Ndërkohë numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 308, 006 të prekur, 51,3% e tyre janë burra. Atika ka rezultuar me numrin më të lartë të infeksioneve, aktualisht 1861 të prekur.