Leo Messi nuk i mbyll derën Barcelonës, nuk mund ta bënte kurrë diçka të tillë, mbetet i hapur për çdo diskutim të mundshëm për rinovimin e kontratës por në çdo rast ka edhe ai një kusht, kërkon garanci nga presidenca e re se do të ndërtojë një ekip konkurrues.
Messi është në skadencë të kontratës, në fund të sezonit mund të largohet falas por ideja e tij është e qartë, fjala e parë i takon Barcelonës. Sipas të përditshmes spanjolle, “Mundo Deportivo”, numri një i klubit blaugrana nuk i ka propozuar ende një ofertë konkrete që Messi ta vlerësojë më pas. Laporta dhe stafi i tij po përgatisin ofertën për Messin pasi fillimisht vlerësuan situatën ekonomike të klubit.
Gjithnjë sipas “Mundo Deportivo” ky propozim mund të vijë në javët në vijim. Laporta është i vetëdijshëm se “pleshti” mbi të gjitha kërkon një projekt sportiv cilësorë, nuk mund të qëndrojë edhe për shumë vite në nivele të larta, për këtë arsye kërkon të fitojë sa më shpejt të jetë e mundur edhe një herë Champions League. Përpara se të hedh firmën mbi kontratën e re, Messi mbetet në pritje për të kuptuar se kush është plani i Laportës për merkaton e verës.