Në kantierin e Lotit të 2-të të aksit rrugor Korçë-Ersekë vazhdon puna me ritme të larta. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se deri tani është kryer 35% e volumit fizik të punimeve.
Sipas ARRSH-së, përfundimi i kësaj vepre do ta shkurtojë në vetëm 20 minuta kohën e udhëtimit në këtë aks, do të rrisë turizmin e zones, si dhe do të ofrojë një udhëtim panoramik përgjatë peizazheve të mrekullueshme të Kolonjës.