Diego Simeone ka dhënë një intervistë për një nga mediat spanjolle së fundmi, ku ka zbuluar disa nga të fshehtat e tij. Trajneri i Atletico Madrid, ka rrëfyer se në vitin 2013 ka dashur me çdo kusht që të kishte në ekip Alejandro Gomez, ose siç njihet nga të gjithë, Papu Gomez.

Fantazisti argjentinas tashmë është pjesë e Sevillas që nga muaji janar, por duket se ka një lidhje shumë të ngushtë me trajnerin e Atleticos. Simeone është shprehur se ka qenë si një baba për Papu Gomez, me të cilin ka punuar te San Lorenzo dhe te Catania në Serie A, në fillimet e karrierës së tij.

Në vitin 2013, Simeone e kishte kërkuar me patjetër në ekip Gomez, por diçka e tillë nuk u realizua. Gjithsesi, edhe pse nuk punojnë më bashkë që nga koha e Catanias, marrëdhënia mes Simeone dhe Papu vijon të jetë e njëjtë dhe e fortë.