Autoritetet shëndetësore në Turqi, kanë njoftuar zgjatjen e masave të vendosura gjatë kësaj periudhe të pandemisë. Sipas mediave të huaja, Turqia ka vendosur që të bllokojë lëvizjen edhe gjatë fundjavave, pasi vendi po përballet me raste të shtuara infektimesh.
Në një deklaratë nga Ministria e Brendshme, u theksua se bllokimi do të fillojë të enjten në mbrëmje dhe do të përfundojë të hënën në mëngjes. Turqia ka regjistruar nivele rekord të infeksioneve dhe vdekjeve, e për këtë, autoritetet fajësojnë lehtësimin e masave në të kaluarën. Turqia ka regjistruar nivele rekord infektimesh dhe vdekjes nga lehtësimi i kufizimeve COVID në fillim të marsit.
Presidenti Recep Tayyip Erdogan urdhëroi që vendi të vendoset në bllokim të pjesshëm më 13 prill, i cili përfshin një shtetrrethim të zgjatur në mbrëmje gjatë ditëve të javës.