Moderatorja dhe aktorja shumë e dashur për publikun, Rudina Dembacaj ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit në rrjete sociale. Ajo iu është përgjigjur pyetjeve të ndryshme, duke zbuluar dhe shumë të pathëna.

Një ndër ndjekësit e ka pyetur Rudinën për punën dhe rrogën e saj të parë. Moderatorja ka treguar se ka punuar te RTV Rozafa në Shkodër dhe është paguar me 100 mijë lekë të vjetra. “Rtv Rozafa në Shkodër. 100 mijë lekë të vjetra”, ka shkruar ajo.