Fabian Ruiz dhe Napoli vështirë se do ta rinovojnë marrëveshjen mes tyre. Mesfushori spanjoll është nën kontratë deri në verën e vitit 2023 dhe italianët ia kanë ofruar mundësinë të nënshkruajë një kontratë të re.
Gjithsesi presidenti Aurelio De Laurentiis nuk është gati të plotësojë kërkesën e spanjollit për t’ia bërë pagën nga 2.5 milion euro në 4 milion euro në sezon. Jo vetëm kaq, pasi presidenti i Napolit tashmë i ka vënë edhe çmim.
Napoli është gati ta shesë mesfushorin për shumën e 50 milion eurove, 20 më pak se ka tentuar më parë. Real Madrid dhe Barcelona janë interesuar në të shkuarën, por për momentin akoma nuk ka oferta, sikurse shkruan gazeta italiane Tuttosport.