Po, ndodhi ajo që të gjithë po prisnim prej kohësh: Melisa dhe Andi kanë konfirmuar më në fund lidhjen e tyre. Sigurisht, gjetën mënyrën më të mirë për ta treguar: Videoklipin e ri të Melisës! Kënga e re e ish-konkurrentes së “PërPuthen” titullohet “Leje” dhe siç u bë e ditur edhe më herët, protagonist në videoklip ishte Andi.
Pas shikimeve provokuese me njëri-tjetrin, Melisës që i këndon dhe Andit që lë “të dashurën” për Melisën, më në fund ndodh edhe puthja e shumëpritur!
Për më tepër, ndiqeni vetë videon: Prej kohësh, lart e poshtë po flitej se Andi dhe Melisa janë në një lidhje së bashku. Ata janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, me të njëjtat rroba e në të njëjtën banesë, por asnjëherë s’e kanë pranuar publikisht romancën e tyre. U desh ky videoklip i Melisës, që një Shqipëri të mësonte nga vetë ata diçka që dihej prej kohësh (lidhja e tyre).
Pra, pas Teas dhe Beartit, Melisa dhe Andi janë zyrtarisht çifti i dytë nga “Për’puthen”, që gjithashtu u krijua jashtë emisionit dhe s’preferoi të ndante gjithçka me publikun. Megjithëse projekti i parë i Melisës, “U kry”, u kritikua shumë nga publiku dhe ajo u akuzua për auto-tune, Melisa ka treguar që s’ka ndërmend të ndalet dhe pas “Leje” me siguri do të kemi të tjera projekte nga ajo.