Situata me pandeminë në vend duket se po përmirësohet. Kjo u bë me dije nga Komiteti Teknik i Ekspertëve gjatë konferencës për shtyp, ku u tha se indikatorët tregues të pandemisë tregojnë një ulje.

Drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico u shpreh se Tirana ka numrin më të lartë të rasteve aktive me COVID, duke shtuar se ka një rritje të numrit të infeksioneve në Gjirokastër, Korçë e Berat.