Ilir Meta nuk njeh pushime, fundjavave. As kur ka festë si ajo e Pashkëve. Ai e ka shfrytëzuar këtë të diel për të shpërndarë një tjetër dekoratë.

Kreu i shtetit ka vlerësuar ekipin e futbollit K.S. Besa e Kavajës dhe disa ish-futbollistë të saj. Mes tyre të vlerësuar me titullin ‘’Mjeshtër i Madh’’ janë Alush Merhori, Muharrem Kariqi, Dashnor Bajaziti, Naim Aliaj dhe Altin Rraklli.

Ai e vlerësoi Besën me titullin ‘’Kalorës i Urdhrit të Flamurit’’ duke e cilësuar klubin si skuadër me emër të madhe dhe djep i futbollistëve të talentuar.