60% e qytetarëve shqiptarë e cilësojnë si të dobishme dhe korrekte strategjinë e qeverisë shqiptare për të marrë vaksinat ruse dhe kineze për vaksinimin masiv në vend. Ky është rezultati i sondazhit të Piepolit në Report Tv në lidhje me procesin e vaksinimit në Shqipëri. Ndërkohë që 22% e të pyeturve kanë thënë që Qeveria duhet te kishte pritur miratimin e EMA për këto vaksina.
Për herë të parë, sondazhi i Institutit prestigjioz Italian, Piepoli ka pyetur qytetarët edhe për vaksinat anti-COVID, të cilët janë siguruar nga vendi ynë deri më tani bë sondazhin e para 1 jave. Atëherë më shumë se gjysma e shqiptarëve kanë besim te vaksinat ruse dhe kineze, ku më konkretisht nga 1200 persona të pyetur, 58 % e tyre thanë se sigurisht që do ta bëjnë vaksinën ruse si edhe 56 % e të pyeturve janë të gatshëm ta bëjnë këtë vaksinë.