Në 15 prill 2019, u regjistrua një nga ngjarjet që tronditi të gjithë botën! Katedralja Notre-Dame e Parisit u përfshi nga flakët, e teksa kanë kaluar 2 vite, rikonstruktimi i saj nuk ka përfunduar ende.
Imzot Patrick Chauvet është shprehur se puna po vijon dhe shpresat janë që mesha e parë të mbahet në 2024. Megjithatë nuk është kaq shpresëplotë, presidenti francez Emmanuel Macron. Ai është shprehur restaurimi i plotë i brendshëm i katedrales mund të përfundojë gjatë kohës që Parisi do të presë Lojërat Olimpike që do të mbahen në 2026.
Si duket sot Katedralja e Parisit
Restaurimi kërkon kohë dhe mbi të gjitha kushton, i cili kap vlerën prej 160 milion €, por projekti ka hasur disa vështirësi gjatë zbatimit, e ndikuar edhe nga pandemia e COVID-19 dhe ndotjes së madhe që vjen nga plumbi gjatë punimeve.
Katedralja Notre Dame në Paris u përfshi nga një zjarr masiv më 15 prill. Zjarrfikësit arritën të shpëtojnë strukturën kryesore të gurit të ndërtesës gotike, të vjetër 850 vjet, përfshirë dy kullat e saj.