Avokati Spartak Ngjela ka komentuar sjellen e presidentit Ilir Meta kohët e fundit. Ngjela mbështet mendimin e kryeministrit Edi Rama duke thënë se kur doli reforma në drejtësi ai do të vriste amerikanët me revolve. Sipas tij, presidenti ka frikë se ka shumë prona dhe ai shtron pyetjen se si do ti justifikojë ato prandaj është kundër reformës në drejtësi. “E tha Rama, presidenti Meta me revole do të vrasë amerikanët kur doli reforma në drejtësi.

Ai ka qenë kundër reformës në drejtësi. Atë e kap reforma në drejtësi. Ka shumë prona, si do t’i justifikojë. Ka ardhur me çorapet e Korçës. Me ato ka ardhur në pushtet. Tani ka pallate, nëse i justifikon bravo i qoftë. Ai nuk ka frikë tjetër përveçse kësaj, që e kap reforma anti-korrupsion.

Reforma me pronat që ka ai e kap. Dhe ndaj është i acaruar. Ai ka goditur politikën amerikane”, u shpreh avokat Ngjela.