Pas përfundimit të numërimit të votave për partitë, ka nisur prej disa orësh numërimi i votave preferenciale për kandidatët, ku bien në sy, të paktën deri tani, diferenca mes pëlqimeve të votuesve, dhe renditjes së kandidatëve nga partitë.

Interesante është bashkia e Kamzës, e njohur si bastion i PD-së, ku bie në sy se kandidatja e Partisë Socialiste Elisa Spiropali, deri në këto momente kur janë numëruar vetëm 20 kuti, ajo ka mundur të marrë 1138 vota, më shumë vota se të gjithë kandidatët e listë së PD së bashku në këtë zonë.

Nga lista e PD-së, kryetari Lulzim Basha deri tani ka marrë 107 vota, Sali Berisha 106 vota, ndërsa kandidati i zones Flamur Noka 370 vota.