Spitali më i madh universitar i Gjermanisë, ”Charite”, në Berlin, ka dhënë alarmin mbi përkeqësimin e valës së tretë të infeksioneve të koronavirusit në vend.
“Nëse numri i pacientëve të sëmurë rëndë Covid-19 tejkalon atë të përjetuar gjatë valës së dytë, ne do të jemi në një situatë kritike”, theksoi Martin Kreis, një anëtar i bordit të ”Charite”.
Në fillim të këtij viti, numri i rasteve të rënda Covid-19 në njësitë e kujdesit intensiv të ”Charite” arriti kufirin e tij absolut.
Si rezultat, spitali nuk ishte në gjendje të pranonte pacientë nga pjesë të tjera të Gjermanisë.
“Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që kemi në fuqinë tonë për të ndihmuar pacientët në zonën e Berlinit”, tha Kreis.
Numri i njerëzve që hyjnë në njësitë e kujdesit intensiv në ”Charite” është rritur ndjeshëm në dy javët e fundit, me grupmoshën 30-60 vjeç që preken veçanërisht sepse kanë më pak të ngjarë të kenë marrë një vaksinim.
”Megjithëse shumica e fuqisë punëtore të spitalit tani është vaksinuar, shumë vuajnë nga lodhja dhe trauma nga vdekjet e shumta të lidhura me koronavirusin”, tha Kreis.