Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla mori pjesë në takimin e organizuar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI) në Washington SHBA mbi Zgjedhjet e 25 prillit dhe rëndësinë e tyre për demokracinë në Shqipëri.
Në fjalën e tij Balla falenderoi organizatorët për takim me një tematikë kaq të rëndësishme. Balla theksoi se ndonëse Partia Socialiste i ka fituar zgjedhjet, bashkëpunimi me opozitën është thelbësor për të ecur përpara në rrugëtimin e Bashkimit Europian.
“Zgjedhjet janë një celebrim i demokracisë” tha Balla dhe rikonfirmoi deklaratën e Departamentit të Shtetit Amerikan, që uruan Kryeministein Rama për fitoren në këto zgjedhje dhe përgezuan opozitën për fushatën e fortë.
Megjithatë në këtë moment, Balla theksoi se është më e rëndësishme se kurrë që të bashkojmë vendin dhe të bashkëpunojmë me të gjitha forcat politike për të mirën e vendit dhe për axhendën europiane.
Një test për demokracinë tonë është që çdo subjekt politik duhet të pranojë zgjedhjet. Ky aspekt vazhdon të mbetet një çështje shqetësuese dhe vendi unik në Europë dhe rajon, ku çdo palë zgjedhje kontestohen. Është momenti për t’i dhënë fund kësaj praktike të shëmtuar.
Në lidhje me standardet e këtyre zgjedhjeve, Balla iu referua raportit paraprak të misionit të vëzhgimit OSBE/ODIHR të publikuar me 26 prill, cili theksoi se këto zgjedhje ishin përgjithësisht të qeta dhe në lidhje me procesin e numërimit në raport theksohet se ishte një proces ‘përgjithësisht i shpejtë dhe transparent”.
Sa i përket sshqetësimit të opozitës lidhje mbi keqperdorimin e të dhënave sensitive të zgjedhësve nga Partia Socialiste, Balla u pergjigje se kjo çështje po investigohet nga SPAK dhe të gjithë duhet të presin fundin e këtij investigimi. Në lidhje me të dhënat që administron Partia Socialiste Balla theksoi se të dhënat e saj nuk ndryshojnë nga të dhenat që ka çdo parti e mirëorganizuar neë Europe apo SHBA.
Ne lidhje me luftën ndaj korrupsionit, Balla permendi Reformen ne drejtesi si projekti me i rendesishem i partnerëve te Shqipërisë SHBA-se dhe BE-se , i cili po jep frytet, por natyrisht duhet kohë per te konsoliduar rezultatet.
Instituti Nderkombetar Republikan i themeluar në vitin 1983 dhe me qendër në Washington DC, është një organizatë ndërkombëtare jo-fitimprurëse, e pa politizuar e angazhuar për të avancuar demokracinë dhe lirinë në mbarë botën. IRI është e përkushtuar në zbatimin e programeve të suksesshme për demokracinë, qeverisjen, të drejtat njerëzore dhe civile, të cilat mbështesin zhvillimin dhe forcimin e demokracisë në shumë vende. Një nga vendet që IRI ka mbështetur edhe punuar është edhe Shqipëria, punë që do të vazhdojë me hapjen e një zyre të saj në vendin tonë.
Në takimin e organizuar online mori pjesë dhe Jorida Tabaku nga PD dhe Klajda Gjosha nga LSI.